Kurrsesi të gjej fitoren – Arsenal pëson në shtëpi, ndaj Brighton

Futboll

Kurrsesi të gjej fitoren – Arsenal pëson në shtëpi, ndaj Brighton

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 23:09
Arsenal

Arsenal nuk po arrin kurrsesi që të kthehet në rrugën e fitores.

‘Gunners’ kanë bërë një tjetër hap fals, duke pësuar humbje 1:2 ndaj Brighton & Hove Albion.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Adam Webstar, kur po luhej minuta e 36’ e takimit.

Barazimin arriti ta gjente Alexandre Lacazette, kur luhej minuta e 50’, por ky gol nuk mjaftoi që Arsenal të bënte ose të niste përmbysjen.

10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Neal Maupay shënoi golin e nokautit për Arsenal, të cilët as pas shkarkimit të Unai Emery nuk po arrijnë të kthehen në rrugë të drejtë.

Arsenal mban pozitën e 10-të në tabelë, pas 15 xhirove të luajtura, me 19 pikë të grumbulluara.

Brighton është në pozitën e 13-të, me 18 pikë të tubuara pas 15 xhirove të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat