Figo del në mbrojtje të Barçës, përgënjeshtron ish-kampionin e botës

Futboll

Figo del në mbrojtje të Barçës, përgënjeshtron ish-kampionin e botës

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 08:40
Luis Figo

Te Barcelona nuk ka patur racizëm.

Luis Figo ka përgënjeshtruar ish-kampionin e botës, Emanuel Petit, i cili ka thënë se e ka provuar në kurrizin e tij racizmin gjatë kohës që luante me katalanasit.

Portugezi, i cili ka luajtur me fanellën blaugrana për pesë sezone nga viti 1995-së deri në vitin 2000, ka thënë: "Nuk kam parë asnjë formë racizmi te Barcelona. Unë isha një i huaj, por kam shkuar gjithmonë mirë me katalanasit dhe spanjollët".

Portugezi ka folur më pas në lidhje me problemet e sigurisë që kanë shkaktuar shtyrjen e Clasico-s mes Barcelona-s dhe Real Madrid-it: "Unë kam luajtur te Barcelona pa asnjë garanci për sigurinë. Sot, nëse do ta garantosh, e bën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat