Inter – Roma, formacionet e mundshme

Futboll

Inter – Roma, formacionet e mundshme

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:53
Inter – Roma

Sonte do të luhet derbi i javës së 15-të në Serie A, ndërmjet Interit dhe Romës.

Zikaltrit do të tentojnë me çdo kusht ta fitojnë këtë sfidë për të ruajtur kreun por edhe për të shpresuar te ndonjë fals i Juventusit në sfidën ndaj Lazios në kryeqytet për të krijuar një shkëputje më të madhe se një pikë nga bardhezinjtë.

Conte do të mbështetet si gjithmonë te dyshja e frikshme sulmuese Lukaku-Lautaro Martinez por problemi i madh i trajnerit qëndron te mesfusha aty ku pas Sensit dhe Barellas ka humbur edhe Gagliardinin dhe i ka me pikatore lojtarët.

Borja Valero pritet ta nisë si titullar ndërkohë që një opsion për këtë repart ku bëjnë pjesë edhe Brozovic e Vecino është edhe Asamoah i rikthyer nga dëmtimi.

Fonseca në krahun tjetër përveç mungesave të konfirmuara të Cristantes, Kluivert dhe Pastores ka në dyshim Dzekon për shkak të një gjendjeje gripale.

Nëse boshnjaku nuk ia del më shumë sesa Kalinic vendin e tij në majën e sulmit mund ta marrë Zaniolo si një 9-sh fals.

Interi vjen nga 5 fitore radhazi në Serie A, ndërkohë që Roma ka grumbulluar 12 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Në 3 sfidat e fundit në San Siro, Interi nuk ka fituar asnjëherë me Romën që ka regjistruar një fitore dhe 2 barazime në 2 sezonet e fundit që zikaltrit kishin Spallettin në stol.

Formacionet e mundshme:

Inter: (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, de Vrij, Skriniar; Lazaro, Vecino, Brozovic, Valero, Biraghi; Martinez, Lukaku

Image

Roma: (4-2-3-1): Lopez; Florenzi, Smalling, Mancini, Kolarov; Diawara, Veretout; Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat