Lautaro Martinez, agjentët e Barcelonës zbresin në Milano

Futboll

Lautaro Martinez, agjentët e Barcelonës zbresin në Milano

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:59
Lautaro Martinez

Për Lautaro Martinez, ka oferta të shumta dhe është Barcelona skuadra më e interesuar për shërbimet e tij. Katalanasit synojnë të sigurojnë shërbimet e argjentinasit duke tentuar të përfitojnë para se ky të rinovojë kontratën. Aktualisht, Lautaro ka një klauzolë që arrin në 111 milionë euro dhe Barcelona do të ishte e gatshme ta paguante në verë. Sakaq, sot në “San Siro” zikaltërit luajnë kundër Romës dhe në shkallët e stadiumit do të jenë menaxherët e tij, Beto Jake dhe Rolando Zarate. Dy menaxherët do të flasin me drejtuesit e Interit për të ardhmen e futbollistit ndërkohë që pritet të jenë edhe kundër Barcelonës në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat