Maqedonët po gëzohen, sipas tyre kjo po i ndodhë Kosovës!

Futboll

Maqedonët po gëzohen, sipas tyre kjo po i ndodhë Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:11
Maqedonët po gëzohen, sipas tyre kjo po i ndodhë Kosovës!

Po gëzohen maqedonët, duket se po dojnë ta nisin një dasmë pa nuse apo duke e mashtruar veten, se Kosova mund të përjashtohet nga garat e gjysmëfinales së Play-off-it, për faktin se politika po përzihet në sport.

“Informacioni ekskluziv, kundërshtari i vendit tonë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, Kosova mund të mos jetë kundërshtari ynë, mbase Maqedonia e Veriut do të shkojë në finale pa lojë, ja pse ...

Kosova thuhet se mund të pezullohet nga UEFA për ndërhyrje në politikën sportive. Opozita, me ndihmën e politikanëve, ka kërkuar të ndërhyjë në punën e federatës, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Agim Ademi.

Institucionet ndërkombëtare janë të dijeni për zhvillimet e fundit dhe federata mund të pezullohet dhe pezullohet”, shkruan sportmedia.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat