Mungon që nga fundi i shtatorit dhe mesfushori francez pritet të rikthehet shumë shpejt të luaj për skuadrën e Manchester Unitedit.
Mirëpo me rikthimin e tij në fushë, edhe thashethemet për të ardhmen e tij janë kthyer.
Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze L'Equipe, Paul Pogba është duke e preferuar një transferim tek Reali më shumë se sa një rikthim të mundshëm në kampionatin italin, tek ish skuadra e tij Juventusi.
Është vet tekniku francez i Realit, Zinedine Zidane që është duke e kërkuar me ngulm transferimin e mesfushorit francez dhe tanimë një transferim i tij në Real Madrid duket të jetë gjithnjë e më i mundshëm.