Gjashtë trajnerët e La Ligës që kanë kontratë vetëm deri në qershor 2020

Futboll

Gjashtë trajnerët e La Ligës që kanë kontratë vetëm deri në qershor 2020

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Pasi Sergio Gonzalez e rinovoi kontratën e tij me Real Valladolidin deri në vitin 2022, tani kanë mbetur vetëm edhe gjashtë trajnerë të La ligës me kontratë vetëm deri në qershor të vitit 2020.

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde është njëri ndër ata trajnerë, mirëpo ai po ballafaqohet me kritika të mëdha dhe kërkesa për shkarkimin e tij, përkundër që thotë se e ka mbështetjen e plotë e presidentit të klubit, Josep Maria Bartomeut.

Jose Luis Mendilibar është në një situatë të ngjashme në Eibar, pasi që skuadra e tij është për momentin në një situatë të vështirë, mirëpo për momentin duket se ai do të ketë mundësi të vazhdojë të qëndrojë.

Është ende shumë herët për ta ditur se çfarë do t’i ndodhë Asier Garitanos në Alaves, përderisa Gaizka Garitano pritet që së shpejti të shpërblehet me kontratë të re për punën që e ka bërë me skuadrën e Ahtletic Club.

Lista e gjashtë trajnerëve me kontratë vetëm deri verën e ardhshme kompletohet nga Oscar Garcia në Celta Vigo dhe Javier Aguirre në Leganes, megjithatë që të dy ende kanë gjasa ta rinovojnë këtë kontratë.

Klubi i trajnerëve me kontratë deri në vitin 2022

Zinedine Zidane e drejton një grup të trajnerëve në La Liga që kanë kontrata deri në qershor të vitit 2022, bashkë me Rubin, Diego Simeonen dhe të lartpërmendurin Gonzalez.

Pesë trajnerë të tjerë kanë kontratë deri në vitin 2021, përderisa asnjë trajner nuk ka kontratë përtej vitit 2022. /Gazeta Express/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat