Milani mendon për trajner të ri, nis kontaktet me ish-juventinin!

Futboll

Milani mendon për trajner të ri, nis kontaktet me ish-juventinin!

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:16
Marco Giampaolo

Milan shkarkoi nga detyra në fillim të muajit tetor Marco Giampaolon,  i cili e kishte nisur sezonin mjaft keq. Në vend të tij u mor Stefano Pioli, por edhe ky i fundit nuk ka qenë në lartësinë e duhur, madje nëse i referohemi pikëve të marra në Serie A, është më dobët se Giampaolo.

Ky fakt duket se ka bërë që drejtuesit kuqezinj të mendojnë për një tjetër ndryshim në stol dhe bombën e hedh prestigjiozja “L’Equipe”, që shkruan se Milan ka nisur kontaktet me Paolo Sousan. Ky i fundit aktualisht drejton Bordeaux në Ligue 1, por një rikthim në Serie A, sidomos me një ekip historik si Milan, mund ta tundojë jo pak trajnerin.

Siç shkruan “L’Equipe”, nëse Pioli nuk merr rezultate pozitive deri në fund të vitit, atëherë shkarkimi i tij do të jetë i pashmangshëm, me Sousan që do të merrte drejtimin e ekipit. Kujtojmë që në të kaluarën, portugezi ka qenë lojtar i Juventusit, si dhe Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat