Ibrahimi: Nuk shoh rrezik, kundërshtari nuk ka rezultate në Superligë

Futboll

Ibrahimi: Nuk shoh rrezik, kundërshtari nuk ka rezultate në Superligë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 19:19
Ibrahimi: Nuk shoh rrezik, kundërshtari nuk ka rezultate në Superligë

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Disa skuadra janë favoritë e disa sfida mund të janë të paqarta si Ballkani-Trepça ’89, Liria-Ferizaj e Trepça-Vushtrria.

Në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, të dielën (12.30) do të ndeshen rivalët fqinj Trepça dhe Vushtrria. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër kërkojnë kualifikimin në çerekfinale, që do të ishte sukses i madh.

Kapiteni i Trepçës, Fetah Ibrahimi, e pranon se do të jetë sfidë e vështirë por shpreson se do të ia dalin. “Do të jetë ndeshje e vështirë, pasi që Vushtrria është në Superligë dhe ata kanë përparësi, për shkak që në ekipin e tyre ka shumë lojtar me përvojë.

Sa i përket neve, jemi ekip i ri në moshë, përparësia jonë është që ne jemi vendas dhe e kërkojmë kalimin e këtij rrethit”, tha Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A jeni në presion të kësaj sfide, apo ku e sheh rrezikun më të madh nga rivali?

“Në presion nuk jemi aspak pasi që e respektojmë kundërshtarin. Nuk shoh rrezik në këtë ndeshje, pasi edhe kundërshtari nuk ka rezultate në Superligë, kështu që besoj se jemi të barabartë në këtë aspekt. Nuk i kemi ndërpre stërvitjet dhe jemi të koncentruar për kalimin e rrethit të Kupës”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat