Samir Ujkani reagon ashpër pas fjalëve për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga UEFA e FIFA

Futboll

Samir Ujkani reagon ashpër pas fjalëve për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga UEFA e FIFA

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:54
Samir Ujkani

Ngjarjet e fundit në futbollin e Kosovës ku është dhënë lajmi për mundësinë e përjashtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga të gjitha garat ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku luajmë ndaj Maqedonisë së Veriut, e kanë shqetësuar jo pak opinionin futbolldashës.

Për këtë situatë është deklaruar edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i cili me shqetësim po e përcjell situatën derisa ka kërkuar sa më shpejt të ndalen këto gjëra pasi futbolli i Kosovës nuk e meriton këtë pas sukseseve të mëdha që i ka pasur kohëve të fundit.

“Të shqetësuar nga lajmet që kemi lexuar sot në media jemi të detyruar të reagojmë ndaj një situate për të cilën jemi habitur që ndodh tani, pikërisht në kohën kur kemi nevojë për stabilitet dhe mbështetje të të gjithëve”, ka shkruar në letrën e gjatë që Ujkani e ka publikuar në Instagram.

Letra e Samir Ujkanit:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat