Allegri pa skuadër, fillon të mësojë gjuhën angleze

Futboll

Allegri pa skuadër, fillon të mësojë gjuhën angleze

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 00:53
Allegri

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka përjashtuar mundësinë të rikthehet në pozitën e trajnerit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Trajneri italian që është i papunë është lidhur me shumë skuadra të njohura evropiane si Arsenali dhe Manchester United.

“Viti i ardhshëm mund të jetë vit i rëndësishëm dhe do të bëjë zgjedhjen time”, deklaroi Allegri.

Trajneri italian gjithashtu ka konfirmuar se është duke e mësuar gjuhën angleze duke shtuar edhe më shumë dyshimet se mund të drejtojë ndonjë skuadër nga Premierliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat