Manchester City – Manchester United, derbi i xhiros së 16-të në Premier League

Futboll

Manchester City – Manchester United, derbi i xhiros së 16-të në Premier League

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 10:26
Manchester City – Manchester United

Premier League zhvillon xhiron e 16 këtë javë.

Ndeshja kryesore do të luhet në qytetin e Machesterit, atje ku do të përballen, Manchester City – Manchester United, shkruan Gazeta Blic.City,

Manchester City hyn në këtë ndeshje pas fitores së madhe ndaj Burnley në mesjavë me rezultat 4 me 1, kurse United vjen nga një fitore e madhe në “Old Trafford” kundër Tootenhamit.

City momentalisht është në vendin e tretë me 32 pikë, plotë 13 me pak se Liverpool që është në vendin e parë.

Kurse Manchester United tashmë gjendet në pozitën e 6 me 21 pikë.

City ka fituar pa shumë vështirësi dy përballjet e fundit me United dhe kampionët në fuqi janë dukshëm favoritë për të siguruar fitoren e radhës.

Ndeshja zhvillohet sot në ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat