Juventusi kërkon përsëri vendin e parë përballë Lazios, ja formacionet e mundshme

Futboll

Juventusi kërkon përsëri vendin e parë përballë Lazios, ja formacionet e mundshme

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, dyshja më e frikshme sulmuese e Serisë A, dhe përballë tyre Thomas Strakosha. Dy vite më parë, “gardiani” kuqezi i priste penalltinë Dybalas në minutën e 97-të, për të ruajtur fitoren 1-2 të bardhekaltërve në Torino e ndaj shpresat e tifozëve lazialë janë të forma e mirë e 25-vjeçarit, “engjëllit mbrojtës” të formacionit të Inzaghit.

Trajneri i kryeqytetasve nuk do të ketë në dizpocion ndaj bardhezinjve shqiptarin tjetër, Valon Berisha, Lukakun, Marusicin e Patric. Në mbrojtje Bastos është i avantazhuar ndaj Luiz Felipe, ndërsa si anësorë në skemën 3-5-2, do të vendosëen Lazzari e Lulic. Rikthehet në formacion në mesfushë Luis Alberto, ndërsa Parolo është provuar edhe Parolo në pozicionin e Milinkovic.

Sarri ka humbur Khediran për tre muaj pas opreacionit në gju, por trajneri toskan duhet të bëjë edhe pa Ramsey. Në pas dyshës Ronaldo-Dybala do të jetë në rolin e trekuartistit Berbardeschi, ndërsa Higuain i gatshëm për t’u hedhur në fushë gjatë lojës.

Bardhezinjtë kërkojnë me çdo kusht fitoren në “Olimpico” për të përfituar nga barazimi mes Interit dhe Romës, që i jep mundësi bardhezinjve që me një sukses të mundshëm të ringjiten në krye të Serisë A.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat