Ancelotti luan shansin e fundit, nxënësi i tij e zëvendëson te Napoli

Futboll

Ancelotti luan shansin e fundit, nxënësi i tij e zëvendëson te Napoli

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:36
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti po vuan shumë te Napoli. Teknikut i ka dalë situata nga duart, pasi nuk ka marrëdhënie të mirë me senatorët e ekipit, ndërsa i ka dalë kundër dhe drejtuesve për masat e ndërmarra nga presidenti Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit ka gjobitur të gjithë skuadrën, ndërsa ka urdhëruar grumbullimet e shumta dhe të zgjatura në kohë. 

Ancelotti nuk e pëlqen aspak këtë situatë, por është i detyruar të bindet. Ai po sheh mundësi të re për veten me Evertonin që e kërkon, por shanset janë të limituara. "Babaxhani" nuk duket se do të ketë të ardhme në krye të Napolit, ndërsa ultimatumi i fundit është ndeshja me Udinesen. 

Humbja do të sillte largimin e tij nga stoli. Drejtuesit kanë gati dhe zëvendësuesin e Carlos që është një nxënës i tij. Gennaro Gattuso pritet të marrë drejtimin e skuadrës në rast se largohet Ancelotti. Emri i duhur duke ditur situatën e vështirë që po kalojnë napolitanët dhe një trajner me grintën e Gattusos mund të sillte ndryshimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat