Ky është reagimi i FFK-së se Kadri Veseli dhe Memli Krasniqi kanë detyruar Kosovën...

Futboll

Ky është reagimi i FFK-së se Kadri Veseli dhe Memli Krasniqi kanë detyruar Kosovën...

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 11:56
Ky është reagimi i FFK-së se Kadri Veseli dhe Memli Krasniqi kanë detyruar Kosovën...

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka mohuar se dikush mund të urdhërojë Federatën.

Insporti ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun i cili ka deklaruar se askush nuk mund ta urdhërojë FFK-në, por edhe falënderoi Kadri Veselin dhe Memlin Krasniqin për kontributin e tyre që kanë dhënë për Përfaqësuesen e Kosovës.

I pyetur nga Insporti për deklaratën e Kasapollit se Veseli dhe Krasniqi kanë detyruar Përfaqësuesen e Kosovës të stërvitë, edhe pse nuk në agjendë ishte ditë e lirë. “Nuk mendoj që qëndron kjo. Nuk mundet askush ta urdhërojë Federatën kur me ardhë e ku me shku. Duhet ta pranojmë, Kadri Veseli ka bërë gjithçka për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe Memli. Thjeshtë, ka qenë një eufori nacionale për të pasur një fotografi me futbollistët e Kosovës, po ashtu edhe Ramush Haradinaj ka ndihmuar, ishte një eufori nacionale”, ka deklaruar Salihu.

Gazetari i mirënjohur, Agim Kasapolli i ftuar në emisionin “Favorit” në televizionin T7 ka deklaruar se ish kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli dhe ish ministri i MRKS, Memli Krasniqi kanë detyruar Përfaqësuesen e Kosovës të stërvitë para ndeshjes me Bullgarinë, pa e pasur fare në agjendë.

Kasapolli ka deklaruar se futbolli i Kosovës është politizuar në maksimum dhe se gabimi i Federatës së Futbollit të Kosovës është shumë i madh. “Para ndeshjes me Malin e Zi… apo ishte me Bullgarinë, këta të premten në agjendën e tyre e kanë pasë ditë të lirë. Kadri Veseli i ka detyruar me dalë në terren me Memli Krasniqin edhe e kanë bërë një stërvitje të improvizuar, çdo do të thotë kjo”, ka përfunduar ai.

Sipas Kasapollit, Kosova ka stërvitur pas ndeshjes miqësore me Danimarkën që Kosova e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” më 21 mars. Ndërsa, ai e përmend ditën e premte (22 mars), si ditë që Kosova është detyruar të stërvitë. Më poshtë agjendën zyrtare të FFK-së para ndeshjes me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”.

“Dihet kur futet në zhveshtore, kur e merr titullin e kampionit të Botës ose të Evropës, ose kur e zë vendin e dyte, të tretin në botë. Por, jo çdo stërvitje me shku atje, ajo është politizim”, ka deklaruar Kasapolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat