Watfordi zyrtarizon pasuesin e Quique Sanchez Flores

Futboll

Watfordi zyrtarizon pasuesin e Quique Sanchez Flores

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 13:46
Watfordi zyrtarizon pasuesin e Quique Sanchez Flores

Nigel Pearson është trajneri i ri i skuadrës së Watfordit pas shkarkimit të Quique Sanchez Flores për shkak të rezultateve negative.

56-vjeçari, i cili firmosi deri në fund të sezonit, do të asistohet nga Craig Shakespeare me të cilin ka punuar edhe më parë kur drejtonte ekipet e Leicesterit, West Bromwich Albion dhe Hull City-t.

Drejtuesi i klubit nga Vicarage Road, Scott Duxbury, deklaroi se Pearson është një trajner me eksperiencë të madhe e se do ta ndihmojë ekipin të dalë nga kjo situatë e vështirë, pasi renditet në vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara.

Vetë Pearson u shpreh i lumtur për detyrën e re dhe tha se do të bëjë maksimumin për ta shpëtuar ekipin nga rënia nga kategoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat