UEFA e shqetësuar dhe e habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë

Futboll

UEFA e shqetësuar dhe e habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:05
UEFA e shqetësuar dhe e habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë

Presidenti Ademi në Varshavë e ka zhvilluar takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, të cilin nga afër e ka njoftuar për punën e bërë deri më tash, por edhe për zhvillimet e fundit rreth FFK-së.

Me këtë rast, Çeferin u shpreh i shqetësuar dhe i habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport.

Çeferin në takimin që e patën me të gjithë krerët e federatave tregoi se është i njoftuar nga Ademi për gjithçka që nga fillimi dhe me këtë rast shprehu përkrahjen e fuqishme për presidentin Ademi dhe stafin e tij, duke treguar gatishmëri që t’i mbrojë në rrugën e drejt dhe të vështirë për ta mbajtur futbollin larg njerëzve të politikës dhe grupeve të interesit.

Ai ia tërhoqi vërejtjen Kosovës që të kenë kujdes që ta ruajnë futbollin dhe mos të prishet ëndrra e tyre dhe dëshira e miqve për suksese dhe simpati, derisa theksoi se për UEFA-n është plotësisht e qartë dhe e rregullt zgjedhja e presidentin Ademi për mandat katërvjeçar në krye të FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat