Kampionët bien në Ballsh

Futboll

Kampionët bien në Ballsh

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:22
Kampionët bien në Ballsh

Bylisi ka mposhtur kryesuesit e Partizanit me rezultatin 2-1 duke siguruar një fitore të artë, pas 2 humbjesh radhazi. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 6-të, ku pas goditjes së Ndrecës, topi u devijua nga Belica dhe përfundoi në rrjetë.

Skuadra e Lerdës arriti të reagonte duke barazuar shifrat me Bardhin në minutën e 26-të.

Për golin e fitores mendoi sulmuesi Guindo në minutën  e 54-t. Me triumfin e sotëm, ballshiotët e Dovedan u ngjitën në vendin e dytë në kuotën e 23 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Partizanit.

Si të mos mjaftonte kjo humbje, trajneri Lerda nuk do të ketë në dispozicion për derbin mesfushorin Telushi për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat