Shqiptari hero i Atalantës, gjunjëzon Veronën e Rrahmanit - Bota Sot
Shqiptari hero i Atalantës, gjunjëzon Veronën e Rrahmanit

Futboll

Shqiptari hero i Atalantës, gjunjëzon Veronën e Rrahmanit

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:05
Shqiptari hero i Atalantës, gjunjëzon Veronën e Rrahmanit

Një fitore shumë e vështirë e Atalantës, shumë e vështirë për faktin se pritej tri pikë t'i fitonte me lehtësi.

Atalanta fiton në fund me rezultat 3:2 kundër Veronës dhe fal shqiptarit Berat Gjimshitit, që realizoi në minutën e 90+3. Ky ishte derbi shqiptar mes Gjimshitit, anëtar i kombëtares së Shqipërisë dhe Amir Rrahmanit, reprezentues i Kosovës.

Në minutën e fundit Toloi si me dorë e gjen të vetmuar Gjimshitin dhe ky me gjakftohtësi shënon për 3:2. Gjimshiti luajti i plotë për Atalantën sikur edhe Rrahmani për Veronën, ky i fundit i pafat me ekip.

Për Atalantën shënuan Malinovsky (44'), Muriel (64' nga penalltia) e Gjimshiti (90+3') dhe për Veronën realizoi Carmine (23' e 57'). Pas javës së 15-të në Seria A, Atalanta është në vend të 6-të me 28 pikë dhe Verona e nënta me 18 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat