Shaqiri me Liverpoolin nuk njohin rival, Tottenhami i Mourinhos shfryhet në Burnleyn

Futboll

Shaqiri me Liverpoolin nuk njohin rival, Tottenhami i Mourinhos shfryhet në Burnleyn

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 17:50
Ilustrim

Liverpooli regjistron fitoren e 15 nga 16 ndeshjet e deritashme në Premier League. “Redsat” kanë vetëm një barazim, të gjitha fitore dhe prijnë në renditje me 46 pikë të mbledhura. Bournemouth si vendas mundet me 3:0 nga Liverpooli.  

Në minutën e 35-të, Henderson nga një largësi harkon dhe Oxlade-Chamberlain përballë portierit dhe me të parën e shtyn topin në rrjetë, 0:1. Në minutën  e 44-të, Salah me mjeshtri asiston dhe Keita përballë portierit dhe shënon për 0:2.

Salah pas asistimit në golin e tretë, në minutën e 54-të me një lëvizje mashtruese nga afërsia e plason topin përtoke në këndin e majtë, 0:3.  Xherdan Shaqiri futet në lojë në minutën e 87-të, duke e zëvendësuar Oxlade-Chamberlain. Fitore e madhe e djelmoshave të trajnerit Jurgen Klopp.

Tottenhami i Mourinhos shfryhet në Burnleyn, duke e mposht me 5:0.  Trajneri Jose Mourinho me ekipin e tij shfryhet në rivalin, pra është fitorja e tretë rresht prej si e ka marr drejtimin e kësaj skuadre, është fjala për kampionatin anglez.
Në minutën e 4-të, Harry Kane pa menduar as dy herë godet nga 24-25 meta dhe shënon supergol në këndin e djathtë të epërm, 1:0.  

Në minutën e 9-të, Lucas ngiti epërsinë në 2:0, ndërsa Son Heung-Min trefishoi epërsinë (52').

Kane në formë dhe në minutën e 54-t nga rreth 14 metra sërish shënon gol të bukur po në këndin e djathtë të epërm. Në minutën e 74-të, Sissoko thellon fitoren në 5:0. Tottenham është në vend të pestë me 23 pikë, ka pesë më shumë se Burnley i 13-ti në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat