Pasi fitoi Topin e Artë, Messi thyen rekordin e madh të Ronaldos në La Liga - Bota Sot
Pasi fitoi Topin e Artë, Messi thyen rekordin e madh të Ronaldos në La Liga

Futboll

Pasi fitoi Topin e Artë, Messi thyen rekordin e madh të Ronaldos në La Liga

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 08:32
Messi

Lionel Messi vazhdon të vendos rekorde të reja në futboll.

Ylli argjentinas, ka shënuar tri gola në fitoren 5:2 të Barcelonës kundër Mallorca, për të treguar mesazh të qartë se mbetet kandidati kryesor për Topin e Artë të vitit 2020.

Messi me një shfaqje mbresëlënëse mbajti në këmbë gjatë gjithë kohës ‘Camp Nou’, për të dëshmuar se jo rastësisht të hënën tërhoqi për të gjashtën herë Topin e Artë.

Me tri golat kundër Mallorca, Messi ka çuar në 35 numrin e hat-trik në La Liga.

Ai ka lënë pas Cristiano Ronaldon, që kishte shënuar 34 hat-trik sa ishte pjesë e Real Madridit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat