Luis Suarez e ka quajtur golin me thembër kundër Real Mallorcas si më të mirin në karrierën e tij të shquar.
Sulmuesi i Barcelonës e mposhti Manolo Reinan me një goditje befasuese dhe të papritur me thembër pas një aksioni të rrjedhshëm të katalonasve të shtunën në Camp Nou.
“Është goli më i mirë në karrierën time”, tha Suarez pas ndeshjes.
“E dija se ishte një kënd i ngushtë dhe mundësia e vetme që e kisha ishte ta godisja topin me thembër. Ernesto Valverde më thotë nganjëherë se unë i humb shanset më të thjeshta dhe i shënoj ato më të vështira”, shtoi ai.
Barcelona bëri paraqitje brilante duke fituar 5:2 dhe Suarez thotë se kjo tregon se skuadra po e rifiton vetëbesimin.
“Kjo tregon se ne po e rifitojmë vetëbesimin ndeshje pas ndeshjes”, theksoi ai.