Trajneri i njohur e pranon se dëshiron të drejtojë Barcelonën

Futboll

Trajneri i njohur e pranon se dëshiron të drejtojë Barcelonën

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann, ka pranuar se do të dëshironte që një ditë të drejtonte Barcelonën.

32 vjeçari është një nga trajnerët e rinj më të vlerësuar, pas rezultateteve të arrituara me Hoffenheim.

“Unë kam thënë shumë herë: Barcelona është një qyteti i bukur, një klub i mirë”, ka deklaruar Nagelsmann për ZDF, duke pranuar se e pëlqen drejtimin e kampionëve të La Ligas.

“Por nuk janë klubi i vetëm i interesuar”.

Ai tutje ka shtuar se ka refuzuar mundësinë për të shkuar edhe te Borussia Dortmund, pasi sipas tij, oferta nuk ishte ardhur në kohën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat