Prishtina, Gjilani, Liria dhe Vushtrria kualifikohen në çerekfinale

Futboll

Prishtina, Gjilani, Liria dhe Vushtrria kualifikohen në çerekfinale

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 14:24
Prishtina, Gjilani, Liria dhe Vushtrria kualifikohen në çerekfinale

Prishtina në cilësinë e mysafirit luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe me shumë vështirësi triumfoi me 1:0 kundër Arbërisë së Dobrajës së Madhe, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Prishtina kualifikohet në çerekfinalen e Digitalb Kupa e Kosovës.  

Në minutën e 27-të, Meriton Korenica ka qenë i saktë nga penalltia. Në minutën e 40-të, Kreshnik Bahtiri i Arbërisë gjuan bukur, por shtylla ia mohon golin, ndërsa në atë të 76-tën Prishtina me fat, tërthorësja i shpëtoi nga goditja e Kujtim Qelit.

Gjilani shkërmoqi me 6:1 ekipin e 2 Korrikut të Prishtinës. Për Gjilanin shënuan Fiton Hajdari (7'), Fjoart Jonuzi (22'), Tomisllav Bushiq (35' e 45'), Gerhard Progni (45'), Qëndrim Dautaj (65') dhe për 2 Korrikun Arbnor Shala (18'). 

Liria nga Prizreni e eliminon Ferizaj, duke e mundur me 1:0 dhe fal golit të Jasmin Muhoviq që realizon nga penalltia në minutën e 28-të. 
Në të tetën e finales janë kualifikuar: Prishtina, Gjilani, Liria e Prizrenit, Vushtrria, Dukagjini i Klinës, Ballkani i Therandës, Feronikeli nga Drenasi dhe Drenica nga Skenderaj.

Rezultatet 
Arbëria-Prishtina    0:1
Gjilani-2 Korriku    6:1
Liria-Ferizaj    1:0
Trepça-Vushtrria    2:4
Ballkani-Trepça ’89    3:0
Feronikeli-A&N    5:0
Drenica-Dardana    4:0
Vitia-Dukagjini    1:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat