Shkëndija importon pikë të madhe kundër Vardarit! Renova përmbys Rabotniçkin 

Futboll

Shkëndija importon pikë të madhe kundër Vardarit! Renova përmbys Rabotniçkin 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:42
Omar Imeri i Shkëndijes

Derbi i stinorit vjeshtor është zhvilluar në Shkup mes liderit Vardarit dhe kampionit aktual, skuadrës shqiptare Shkëndija nga Tetova, e cila përfundoi pa fitues, 2:2. Shkëndija importoi një pikë të madhe në kuadër të javës së 18-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Trim i Shkëndijes është Omar Imeri që realizoi dy gola në minutën e 36-të e 65-të dhe për Vardarin realizuan Minevski (20’-nga penalltia) e Adem (54’).

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës ka bërë përmbysjen e madhe kundër Rabotniçkit. Renova triumfoi me 4:2 ndaj ekipit maqedon.

Renova ishte në disavantazh me 1:3 dhe e përmbysi me 4:3.  Për Renovën realizuan: Gafuri (27’-nga penalltia), Ademi (60’), Miovski (62’) e Selmani (77’) dhe për Rabotniçkin shënuan Markoviq (24’), Petkovski (37’ e  48’). Shkupi i pafat, pësoi humbje me 2:3 nga Makedonija GP.

Për shkupjanët shënuan Jusufi (49’) Jurina (90’) dhe për Maledonija GP realizoi Padu (3’, 40’ e 62’).
Struga Trim Lum barazoi 1:1 me Borecin e Velesit. Tafe shënoi në minutën e 60-të për Strugën dhe Kocev në atë të 46-tën për Borecin.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Vardari-Shkëndija    2:3
Sileksi-A. Pandev    3:1
Struga Trim Lum-Boreci    1:1
Shkupi-Makedonija GP    2:3
Renova-Rabotniçki    4:3
Tabela

1. Vardar    18    10    6    2     36
2. Shkëndija    18    8    4    6    28
3. Akademija Pandev    18    7    6    5    27
4. Sileksi    18    8    3    7    27
5. Makedonija GP    18    6    8    4    26
6. Struga T&L    18    6    6    6    24
7. Shkupi    18    5    7    6    22
8. Boreci    18    5    5    8    20
9. Renova    18    5    4    9    19
10. Rabotniçki    18    4    3    11    15

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat