Donte të braktiste futbollin, sot "magjeps" Serie A: askush si ai në Europë!

Futboll

Donte të braktiste futbollin, sot "magjeps" Serie A: askush si ai në Europë!

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:12
Luis Alberto

Ishte një periudhë e jetës së tij kur nga depresioni mendoi të braktiste futbollin. Pikërisht një talent i jashtëzakonshëm i rritur te Akademia e Sevillas dhe i huazuar edhe një vit te Barcelona B. U duk sikur hapat e tij ishte ndalur dhe magjia kishte marrë fund.

Deri kur, Lazio dhe Igli Tare patën nuhatjen për ta paguar vetëm 4 milionë euro te Liverpool, që e kishte blerë te Sevilla duke e huazuar edhe dy sezone të tjerë. Luis Alberto nisi të rifitonte në këmbët e tij atë magji që e kishte dalluar dikur dhe nisi të përshtatej me futbollin italian.

Nga cilindri nisën të dilnin asist dhe pasime të mrekullueshme, përveç se një teknikë të kulluar. Lazio fluturon me shtatë fitore radhazi në Serie A dhe magjistari është ai: asisti i 10-të në kampionat. Askush si Luis Alberto në Itali por edhe në Europë.

"Thjesht magjik" shkruan Serie A në rrjetet sociale. Duke llogaritur top 5 kampionatet në Europë, Luis Alberto më 10 pasime të sakta për gol është edhe më shumë se De Bruyne i Manchester City dhe Muller i Bayern Munich (të dy me 9 asist). Numra të jashtëzakonshëm për futbollistin e Lazios, që tani ndjek veten. Dy vite më parë në Serie A e mbylli me 13 asist dhe 5 në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat