UEFA sot dëshmoi se Agim Ademi ka fituar mandat katërvjeçar

Futboll

UEFA sot dëshmoi se Agim Ademi ka fituar mandat katërvjeçar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:57
Agim Ademi

Dilemave nëse Agim Ademi ka mandat deri në vitin 2020 apo deri në vitin 2022 sot u ka dhënë fund vet UEFA.

Shtëpia e futbollit evropian e ka dhënë sot një interpretim ligjor, sipas të cilit, Agim Ademi, më 6 korrik t 6 korrik të vitit 2018 është zgjedhur president i FFK-së për një mandat katërvjeçar, pra deri në vitin 2022.

Siç dihet, në futbollin kosovar qe një javë është bërë një hallakamë tejet e madhe sa i përket mandatit. Agim Ademi insiston se ka marrë mandat katërvjeçar, deri në vitin 2022.

Interpretim të njëjtë ligjor ka dhënë edhe Ministria e Administratës Publike. Kurse, departamenti ligjor i Ministrisë së Sportit fillimisht e kishte lëshuar një opinion ligjor në disfavor të Ademit, por pastaj Ministria e Sportit ishte distancuar duke e njohur mandatin e Ademit për katër vjet. Edhe Komiteti Olimpik i Kosovës është dorëzuar duke e njohur mandatin katërvjeçar të Ademit, n♪7 përkrahje të cilit kanë dal edhe tifozët e Kosovës, “Dardanët” e po ashtu edhe Kombëtarja përmes kapitenit Samir Ujkani.

I vetmi që vazhdon të mospajtohet është Arianit Ahmeti, i cili e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar dhe insiston se Ademit i skadon mandati më 15 janar të vitit 2020. Pas kësaj, Ahmeti është shkarkuar nga posti i zëvendëssekretarit.

Ndërsa, tani Ahmeti e ka marrë një tjetër lajm të keq nga UEFA. Vëzhguesi i kësaj organizate që e kishte monitoruar kuvendin e FFK-së më 6 korrik 2018, Thierry Favre, përmes një letre dërguar sot në FFK, ka sqaruar se Agim Ademi ka fituar mandat katërvjeçar.

Image

 

“Si përgjigje ndaj kërkesës suaj, e bërë më 2 dhjetor 2019, konfirmoj se unë personalisht kam marrë pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FFK-së më 6 korrik 2018 dhe se, në këtë rast, Agim Ademi është zgjedhur me aklamacion president i ri i FFK-së me mandat katërvjeçar”, thuhet në shkresën e vëzhguesit të UEFA-s dërguar FFK-së.

Po ashtu, presidenti i UEFA-s, Ceferin, dhe ai i FIFA-s, Infantino, me letra ia kishin uruar Ademit mandatin e fituar për katër vjet.

FFK-ja sot ka dalë me një komunikatë për shtyp duke e publikuar procesverbalin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të 6 korrikut të vitit 2018, ku thuhej se në atë Kuvend në rend dite ishte vetëm një pikë – zgjedhja e presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandat katërvjeçar 2018-2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat