Konfirmohen dy mungesa të tjera për Interin!

Futboll

Konfirmohen dy mungesa të tjera për Interin!

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:35
Antonio Conte

Interi do të luajë mbrëmjen e nesërme ndaj Barcelonës në “San Siro”, një ndër ndeshjet më të rëndësishme për ecurinë e sezonit, pasi një fitore i jep kualifikimin për në fazën tjetër të UEFA Champions League.

Zikaltrit vuajnë mungesa të shumta për këtë takimit, ndërsa së fundmi janë konfirmuar edhe dy lojtarë që nuk ia kanë dal do të jenë të gatshëm për trajnerin Conte. Bëhet fjalë për Gagliardinin dhe Asamoah.

Të dy këto lojtarë u munduan deri në fund të rikuperonin dëmtimet e tyre, por duket e pamundur. I vetmi lajm i mirë është ai i Antonio Candrevas, i cili ia ka dalë të jetë i gatshëm për Conte, por sipas gjasave nuk mund të luajë nga minuta e parë. Përveç Gagliardinit dhe Asamoah, Inter vuan edhe mungesat e Sensit dhe Barellas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat