Cavani, i shtrenjtë për Atleticon - Bota Sot
Cavani, i shtrenjtë për Atleticon

Futboll

Cavani, i shtrenjtë për Atleticon

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:46
Foto ilustrim Edinson Cavani

Klubi spanjoll është i interesuar për sulmuesin uruguaian, por dyshon nëse mund ta paguajë atë

Edinson Cavani është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin.

Për sulmuesin uruguaian flitet se mund të largohet nga Parisi qysh në janar, pasi kampioni francez nuk dëshiron ta humbasë atë pa para verën e ardhshme.

Njëri prej klubeve që e do ish-futbollistin e Palermos është Atletico Madridi.

Por, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se klubi spanjoll dyshon nëse do të mund t’i përmbushë kërkesat e futbollistit për rrogë, por edhe shumën që e kërkon PSG-ja për shitjen e tij.

Për Cavanin flitet se mund të përfundojë në Premierligë, ku e pëlqen Manchester United, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Serie A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat