Ylli i Napolit shtang presidentin, kërkon largimin që në janar

Futboll

Ylli i Napolit shtang presidentin, kërkon largimin që në janar

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 17:55
Napoli

Kalidou Koulibaly ka informuar presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis se është i pakënaqur me situatën e krijuar në skuadër.

Napoli është në rënie të lirë gjatë dy muajve të fundit, rezultate të dobëta dhe mosmarrëveshje mes drejtuesve të lojtarëve kanë lënë klubin në kaos total.

Qendërmbrojtësi i cili vlerësohet 100 milionë euro deri në verë ka thënë se nuk ka ndërmend të largohet nga Napoli, por mesa duket situata ka ndryshuar.

Senegalezi është duke menduar largimin që në merkaton e janarit. Një surprizë e madhe, por të interesuar për shërbimet e tij ka sa të duash, sidomos në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat