Tovërlani: Nëse FFK ka fabrikuar deklarata nga UEFA, dikush duhet të japë përgjegjësi - Bota Sot
Tovërlani: Nëse FFK ka fabrikuar deklarata nga UEFA, dikush duhet të japë përgjegjësi

Futboll

Tovërlani: Nëse FFK ka fabrikuar deklarata nga UEFA, dikush duhet të japë përgjegjësi

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 18:12
Afrim Tovërlani

Në lidhje me mundësinë që FFK-ja ka falsifikuar deklaratat e UEFA-s dhe FIFA-s ka folur edhe një ndër trajnerët më të suksesshëm në futboll, Afrim Tovërlani.

Tovërlani është shprehur skeptik që FFK-ja ka mundur të fabrikojë deklarata nga UEFA, por megjithatë ka kërkuar që dikush të mbahet përgjegjës nëse një gjë e tillë ka ndodhur.

“Nëse ka fabrikime të deklaratave të rrejshme duhet të thirret në përgjegjësi, kush e ka bërë.” – ka thënë ai.

Sidoqoftë, Tovërlani ka deklaruar se për të nuk ka “fabrikim” deri në momentin kur vetë presidenti i UEFA-s del të komunikojë një gjë të tillë.

Media kishte informuar më herët se kishte një shpërputhje mes komunikatave që kishte lëshuar FFK-ja në faqen e saj në versionin shqip dhe në atë anglisht.

Në versionin shqip, presidenti i UEFA-s Çeferin shprehte “shqetësim në lidhje me situatën e krijuar në FFK, dhe mbështeste fuqishëm krerët e federatës”, por një gjë e tillë nuk ndodhte edhe në versionin anglisht.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe UEFA për Periskopin, duke deklaruar se “ata nuk komentojnë zgjedhjet brenda federatave anëtare” në këtë mënyrë duke demantuar FFK-në se kishin reaguar duke e mbështetur z.Agim Ademi.

Iu kujtojmë se z.Agim Ademi së fundi është dënuar me 9 muaj burgim efektiv nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi kishte kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, e të cilin e kishte detyruar që të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë eurosh apo një veturë të tipit “BMW X5” e cila duhej t’i dorëzohej z.Sami Hamiti. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat