Reja zbulon planet për eliminatoret e Botërorit

Futboll

Reja zbulon planet për eliminatoret e Botërorit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Edoardo Reja

Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing” të Abc Neës mbrëmjen e së hënës dhe ka folur për rinovimin e kontratës me FSHF si dhe për planet e edicionit të ri të kualifikueseve, këtë herë të Botërorit 2022.

“E kishim mbyllur 20 ditë më parë. Sot u takuam për të projektuar të ardhmen tonë, jo vetëm për pjesën teknike, por edhe për pjesën tjetër të stafit. Kemi folur për të ardhmen e përbashkët. Në këtë moment, do të jetë pak e vështirë. Në kualifikueset e Botërorit, ka skuadra shumë të forta. Duhet të flas me presidentin dhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin e pas katër viteve. Në këtë pikëpamje, duhet të përmirësohemi edhe më shumë, që të punojmë sa më mirë. Ky ishte diskutimi që kemi bërë me presidentin, të shikojmë të ardhmen që kemi, me të rinjtë U-17, U-19. Të shikojmë të rinjtë për të ardhmen. Kjo është ideja për të cilën folëm sot. Duhet të bëjmë edhe më mirë. Duhet qëndrueshmëri dhe të jemi inteligjent. Nga ana mentale, nga ana psikologjike, duhet të përmirësohemi. Kam folur me djemtë dhe kanë nisur ta kuptojnë çfarë duam. Ndaj kemi nisur të përmirësohemi. Me Moldavinë shënuam, jemi paraqitur mirë. Jemi përmirësuar dhe tani do të shohim për lojtarë të tjerë që të përfshihen në grup,” tha mes tjerash Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat