Besa kampione në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Besa kampione në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 12:01
Besa kampione në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut

Klubi i futbollit Besa nga Dobërdolli sot zhvilloi stërvitjen e fundit për këtë vit, ndërsa pas përfundimit të seancës stërvitore të gjithë janë ulur për të pirë nga një kafe të mirë për pushim të qetë dimëror.

Besa doli kampione në Ligën e Tretë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit me 30 pikë, katër më shumë se Teteksi i vendit të dytë.

"Stërvitja e fundit për vitin 2019. Skuadra në kafe para pauzës dimërore. Besa mbyll gjysmë-sezonin si kryesuese me 30 pikë (4 më shumë se vendi i dytë), 10 fitore dhe 1 humbje, 34 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Kryesia, stafi dhe lojtarët falënderojnë tifozët për mbështetjen në secilën ndeshje, si në shtëpi, ashtu edhe mysafir. Besa do të rikthehet në fushën e gjelbër në mars 2020. Deri atëherë
#GjithmonëForcaBesa", shkruhet në njoftimin e FC Besa në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat