Kapiteni i Renovës, Gafuri rrëfen për përmbysjen e madhe kundër Rabotniçkit

Futboll

Kapiteni i Renovës, Gafuri rrëfen për përmbysjen e madhe kundër Rabotniçkit

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Kapiteni i Renovës, Gafuri rrëfen për përmbysjen e madhe kundër Rabotniçkit

Renova dje ka shënuar fitore dramatike kundër Rabotniçkit, duke e mposhtur me rezultat 4-3.

Në një moment skuadra tetovare ishte në disavantazh prej 1-3, megjithatë arritën të gjejnë forcë dhe të shënojnë tre gola për të përmbysur rezultatin në 4-3. E pabesueshme, por e vërtetë.

Kapiteni bardhekaltër Argjent Gafuri, autor i një goli, kështu e komenton ndeshjen.

"Ndeshja e djeshme ishte një ndër ndeshjet më të vështira dhe më e rëndësishmja për ne. Ishim të fokusuar në maksimum tek ndeshja dhe kishim objektiv vetëm tre pikët. Nuk e filluam siç duhet, pasi pranuam dy gola në pjesën e parë, kurse shënuam vetëm një.

Në pauz të pjesës së parë shkuam me disavantazh dhe nuk ishte ajo që ne dëshironim. Pjesën e dytë e filluam përsëri duke pranuar gol, gjë e cila e bëri rezultatin edhe më të vështir, por ne nuk u dorëzuam duke luftuar deri në fund dhe arritëm për një kohë të shkurtër ta përmbysim rezultatin duke shënuar tre gola", komenton Gafuri, kapiten i ekipit.

"Në fund ia dolëm t'i marrim tre pikë dhe sado pak të largohemi nga rreziku.

Për këtë stinor, normalisht nuk jemi tē kënaqur nga pozita jonë aktuale, sepse kemi mundur edhe më shumë, por ka mbaruar vetëm gjysma e sezonit dhe gjithçka është e hapur, asgjë nuk dihet deri në fund. Ne do të mundohemi të japim më të mirën në stinorin pranveror dhe t'i arrijmë objektivat tona", pērfundoi kapiteni bisedën e tij për gazetarin Reshat Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat