Nuk kanë fund problemet për Grezdën

Futboll

Nuk kanë fund problemet për Grezdën

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:43
Grezda

Eros Grezda po kalon një periudhë shumë të vështirë në Skoci, vend në të cilin luan për Reinxhërs.

Së fundmi shqiptari ka marrë një gjobë tjetër, por këtë herë jo nga klubi ku ai luan, por nga shteti. Muajin e kaluar, Grezda është ndaluar për shkak se drejtonte makinën e tij, ndonëse nuk kishte patentë dhe siguracion të mjetit që ai drejtonte.

Shqiptarit i ishte hequr patenta para 6 muajve, dhe pasi i përfundoi dënimi ai duhet të aplikonte për një patentë tjetër, diçka që nuk e bëri. Pikërisht për këtë arsye ai u ndalua, dhe u pa se gjithashtu makina e tij nuk kishte siguracion.

Kjo u pranua edhe nga vetë futbollisti, i cili u shpreh se nuk e dinte diçka të tillë, pasi në të kundërt do t’i kishte kryer procedurat e nevojshme. Për këtë arsye Grezda është dënuar nga gjykata me 400 sterlina, gjobë të cilën është i detyruar ta paguajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat