Ky klub i jep 40 milion për Rashicën

Futboll

Ky klub i jep 40 milion për Rashicën

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:40
Lala dhe Rashica

Milot Rashica ka shënuar gjashtë gola në kampionatin e Gjermanisë për skuadrën e Verder Bremenit, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe dy herë në Kupën e Gjermanisë. Në këtë formë, interesimi për të nga kampionatet më prestigjiozë të Europës, nuk mungon. Së fundmi, ishte përfolur për një ofertë nga Aston Vila, e cila kishte gati 40 milionë euro për të kënaqur interesat e Verderit në muajin janar. Por, ai që ka shuar këtë mundësi ka qenë menaxheri i 23-vjeçarit, ish-futbollisti i Shqipërisë, Altin Lala. Në një prononcim për “Kicker”, Lala ka mohuar çdo mundësi që Rashica të lëvizë në muajin janar. Ndërkohë, futbollisti është shprehur disa herë se nëse largohet nga Verder Bremeni, do ta bëjë vetëm për një klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Kriter që nuk përmbushet nga Aston Vila. Në këtë formë, zërat për një transferim te klubi nga Birmingami kanë marrë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat