Të enjten hidhet shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

Futboll

Të enjten hidhet shorti për çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:48
Ilustrim

Komisioni i Garave do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, të enjten, në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media.

Kujtojmë që pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat