Ramos zgjedh pasardhësin, bën një propozim për Messi-n dhe CR7

Futboll

Ramos zgjedh pasardhësin, bën një propozim për Messi-n dhe CR7

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:46
Sergio Ramos

Një Top i Artë vetëm për Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n. Ky është propozimi i mbrojtësit të Real-it dhe Spanjës, Sergio Ramos. I intervistuar nga Ivan Zamorano për TUDN, ylli i Los Blancos ka folur për suksesin e fundit të Pleshtit dhe për tema të tjera.

Topi i artë - "Mund të krijohet një vetëm për Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n, në varësi të rezultateve të tyre. Më pas një tjetër për pjesën tjetër të lojtarëve", ka thënë spanjolli. "Besoj se kjo gjë mund ta përmirësojë futbollin".

Real Madrid - "Ndihem krenar që jam kapiteni i R eal Madrid. Është diçka që askush nuk ma ka dhuruar. Mbrapa sukseseve ka shumë punë, sakrificë, përkushtim dhe vazhdimësi".

"Sepse nuk mjafton të arrish në një nivel të caktuar, problemi është të qëndrosh aty. Ka shumë gjëra mbrapa që askush nuk i di. Suksesi nuk vjen rastësisht. Shpresoj të jem një shembull dhe të frymëzoj miliona fëmijë. Kur lufton për diçka, gjërat realizohen dhe mund të arrihen".

Pasardhësi i Ramos-it - "Në fund, krahasimet nuk janë kurrë të mira. Ka një 'cantera' shumë të mirë te Real Madrid, duhet ruajtur gjithmonë baza kombëtare. Ka shumë lojtarë të mirë në merkato dhe skuadra mund t'i blejë. De Ligt është një qendërmbrojtës me shumë perspektivë. Ka nevojë për eksperiencë, por është lojtari i së ardhmes".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat