Tifozët e Atalantës tmerrohen në aeroplan

Futboll

Tifozët e Atalantës tmerrohen në aeroplan

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:59
Tifozët e Atalantës tmerrohen në aeroplan

Atalanta do të luajë ditën e nesërme ndaj Shakhtar Donestk, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të luhet në Ukrainë, dhe ekipi italian pritet të ketë edhe mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh, të cilët kanë udhëtuar nga Italia për të mbështetur ekipin e tyre.

Pikërisht këta të fundit kanë përjetuar momente paniku ditën e sotme, teksa aeroplani me të cilin po udhëtonin është detyruar të bëjë ulje të detyrueshme.

Tifozët pasi mbërritën në Varshavë, morën një linjë tjetër avioni për të udhëtuar drejt Kharkivit, ku do të zhvillohet edhe ndeshja.

Megjithatë gjatë udhëtimit, avioni është detyruar të bëjë ulje të detyrueshme në një destinacion tjetër, dhe shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira klimaterike.

Piloti vendosi të marrë një rrezik të madh, duke u ulur në Kiev pavarësisht mjegullës së madhe, por për fat të mirë nuk kishte ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat