Cerezo zbulon të vërtetën për Rodriguez dhe Griezmann: Ja çfarë ndodhi

Futboll

Cerezo zbulon të vërtetën për Rodriguez dhe Griezmann: Ja çfarë ndodhi

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:35
Enrique Cerezo

Atletico Madrid po kalon një moment të veçantë. Spanjollët nuk e kanë siguruar akoma kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Champions League dhe trajneri pozicioni i trajnerit Simeone mbetet në dyshim.

Pavarësisht investimeve të mëdha të bëra në merkato, Colchoneros nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin. Presidenti i Atletico-s, Enrique Cerezo, është kthyer të flasë për merkaton dhe lamtumirën e Antoine Griezmann.

Jmaes Rodriguez: "Kemi kërkuar ta marrim në verë, por nuk kemi arritur një marrëveshje, nuk ishte e mundur dhe James ka qëndruar te Real-i", ka thënë Cerezo për El Pais dhe Marca.

"Futbollistët vendosin se ku duan të luajnë, kjo është e vërteta. Dhe James donte të luante te Real Madrid. Nëse kontrata nuk mund të modifikohet ose nuk gjendet një zgjidhje, kjo ndodh sepse lojtari nuk do".

Griezmann: "Cila është e vërteta? Është shumë e thjeshtë: donte të largohej dhe të shkonte te një ekip tjetër. Ka qenë një lojtar i madh për ne, ka kaluar pesë vite tek Atletico Madrid, por ka preferuar të transferohet te një klub tjetër sepse ka ndiente se kishte ardhur momenti të ndryshonte", ka përfunduar Cerezo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat