Flet Handonovic pas humbjes, kritikon bashkëlojtarët e tij

Futboll

Flet Handonovic pas humbjes, kritikon bashkëlojtarët e tij

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:41
Samir Handanovic

Portieri i Interit, Samir Handanovic është shprehur pas ndeshjes se Interi e ka merituar të kualifikohet në bazë të paraqitjeve që ka bërë në fazën e grupeve, shkruan Insporti.com.

Reprezentuesi slloven po ashtu ka kritikuar edhe bashkëlojtarët e tij duke thënë se skuadra e Interit ka ulje dhe ngritje të përformacës në ndeshje të ndryshme.

“Paraqitjet tona në ndeshjet e grupit kanë treguar që ne e kemi merituar të kalonim tutje, por fatkeqësisht ne kishim disa ulje dhe ngritje gjatë ndeshjeve të njëjta”, ka thënë Handanovic.

“Ne dhamë gjithçka tonën, tash duhet të shohim përpara”, shtoi ai.

Interi pësoi disfatë 2:1 në shtëpi nga Barcelona, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, derisa tash do të luajë në fazën nokaut të Ligës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat