Notat e futbollistëve: Inter – Barcelona

Futboll

Notat e futbollistëve: Inter – Barcelona

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:49
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka mposhtur Interin si mysafir me rezultat 1-2, për ta eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve, kryesuesin momental të Serisë A.

Djelmoshave të Antonio Contes u mjaftonte fitorja ndaj katalunasve dhe mos të përqendroheshin fare te Dortmundi, që fitoi ndaj Slavisë së Pragës, megjithatë neroazzurët nuk ia arritën qëllimit, për t’u përshëndetur kështu me garën më të madhe për klube.

Ndërkaq, pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, e të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

Siç edhe mund ta shihni, Handanovic ishte njëri nga më të dobëtit te Interi bashkë me Biraghin, kurse te Barcelona, më i miri njëkohësisht “MVP-ja” i kësaj ndeshjeje ishte Todibo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat