Ancelotti largohet nga Napoli

Futboll

Ancelotti largohet nga Napoli

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 23:52
Carlo Ancelotti

Ashtu siç pritej, ashtu edhe ndodhi.

Carlo Ancelotti nuk është më trajner i Napolit.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh faqja zyrtare e UEFA-së në rrjetin social “Twitter”. Ish-trajneri i Milanit, Real Madridit, PSG-së dhe Chelseat i kishte ditët e numëruara në “San Paolo”, pas rezultateve katastrofale të ekipit në Serie A, duke e pozicionuar nënkampionin aktual italian në pozitën e shtatë dhe larg garës për titull.

Mediat italiane para ndeshjes me Genkun e kishin paralajmëruar në një formë shkarkimin e tij, pavarësisht rezultatit ndaj ekipit belg, ku Napoli triumfoi 4-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat