Manchester United i gatshëm ta shes Paul Pogban

Futboll

Manchester United i gatshëm ta shes Paul Pogban

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 09:53
Paul Pogba

Tashmë djajtë e kuq kanë gjetur zëvendësuesit për mesfushorin francez.

Manchester United janë shprehur të gatshëm të lënë të lirë, mesfushorin francez Paul Pogba, kështu duke identifikuar Van de Beek dhe Saul si zëvendësues ideal për të.

Pogba tash e një kohë të gjatë është i lidhur për një largim nga “Old Trafford”, ku shumë skuadra të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona dhe Juventus kanë shprehur interesim për të.

Duke e parë edhe vet dëshirën e lojtarit për tu larguar nga Premie League, Manchester United është i gatshëm të sakrifikojë për të lënë të lirë Pogba-n gjatë afatit kalimtar të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat