Kapiteni i Ferizajt goditi kundërshtarin në kokë

Futboll

Kapiteni i Ferizajt goditi kundërshtarin në kokë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 10:52
Kapiteni i Ferizajt goditi kundërshtarin në kokë

Kapiteni i Ferizajt, Dardan Qerkini do të përballet me një procedurë disiplionore për shkak të gjestit jo sportiv duke e goditur kundërshtarin pas koke.

Qerkini këtë e bëri gjatë ndeshjes Liria – Ferizaj në kuadër të Digitalb Kupa e Kosovës, të cilën e fitoi skuadra nga Prizreni me rezultat 3:0.

Ferizaj në fund të ndeshjes mbeti pa tre futbollistë, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Viktor Kuka, Dardan Jashari dhe Dardan Qerkini ishin futbollistët e ndëshkuar.

Ky i fundit duhet të përballet edhe me një procedurë disiplinor pasi kartoni i tij erdhi pas gjestit jo sportiv duke e goditur kundërshtarin pas koke.

“Komisioni i garave hap inicim disiplinor ndaj lojtarit me nr.18 Dardan Qerkini, ID.nr.003887M91, për shkak të ndëshkim me karton të kuq direkt, goditje e lojtarit kundërshtar nga mbrapa në kokë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo mund t’i kushtojë Qerkinit në stinorin pranveror pasi mund të mungojë në disa ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat