Zvicra si fabrikë e talenteve, Kryeziu kërkohet nga shumë ekipe evropiane 

Futboll

Zvicra si fabrikë e talenteve, Kryeziu kërkohet nga shumë ekipe evropiane 

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:14
Zvicra si fabrikë e talenteve, Kryeziu kërkohet nga shumë ekipe evropiane 

Shteti zviceran kohën e fundit po njihet si “fabrikë” e talenteve të rinj që po dalin në sipërfaqet botërore, por e njëjta po vlen edhe për futbollistët shqiptar që po bëjnë karrierë në globin botëror. 

Image

E gjithë kjo po arrihet pasi helvetiket po i japin rendësi te madhe kushteve të punës si dhe sjelljen e trajnerëve nga jashtë por edhe vendas që po punohet në mënyrë profesionale për të nxjerr talent të rinj por më pas duke u shenduar të njëjtit edhe në yje.

Këtë fat siç duket pritet ta ketë edhe Rron Kryeziu djaloshi me prejardhje nga Kosova por i lindur në Locarno kanton Ticino. 14 - vjeçari hapat e parë në futboll i fillon qysh në moshën 5 vjeçare duke u regjistruar në klubin e futbollit Lukarno.

Ai nga fillimi i ka magjepsur trajnerët e tij me fizikusin dhe teknikën e treguar me top, andaj katër vite me radhë ka qen edhe futbollisti më i mirë në ekip dhe loja e treguar e tij në fushë ka ndikuar që të bie në sy të zbuluesve te talenteve të Luganos ku edhe e tërheqin për të luajtur në ekipin e tyre ku gjendet edhe sot dhe luan në mbrojte qendrore. Ai gjatë kësaj periudhe ka treguar lojëra të shkëlqyera edhe ndaj skuadrave evropiane si: Chelsi, Liverpool, Juventus, Inter, Milan, Atletico Madrid, Valencia, Real Madrid, Roma etj ku skautet e këtyre ekipeve vazhdimisht e kanë kontaktuar mirëpo Rroni nuk ka dashur nga tani të largohet nga familja por edhe ekipi i Luganos që i dha shumë në ndërtimin e karrierës.

Image

Duhet cekur se familja e tij e sidomos i ati i Rronit gjithnjë e mbështet djaloshin e tij kudo që paraqitet andaj edhe Rroni e falënderoi publikisht, ndërkohe që 14 - vjeçari ka thënë se vazhdimisht e përcjell kombëtaren e Kosovës dhe ju gëzohet pamasë rezultatet e mira që po i shënojnë dhe shpreson se një ditë edhe ai do të paraqitet për ekipin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat