Çfarë po ndodhë me Xhakën?

Futboll

Çfarë po ndodhë me Xhakën?

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:58
Çfarë po ndodhë me Xhakën?

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Arsenalit.

Xhaka pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit që Arsenali e zhvilloi kundër West Ham në kuadër të Premier Ligës.

Pasi ka bërë testet mjekësore, Xhakës i është konfirmuar lajmi nga stafi mjekësor i klubit se nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme, shkruan insporti. Kështu, që Xhaka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Standard Lieges në Ligën e Evropës.

Gjithashtu, 27-vjeçari nuk do të mundet të luajë në derbin e Premierligës ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në fundjavë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat