Shorti më i mirë dhe më i keq i mundshëm për skuadrat angleze

Futboll

Shorti më i mirë dhe më i keq i mundshëm për skuadrat angleze

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Tashmë pothuajse dihen të gjitha ekipet që do luajnë në fazën e nokautit të Ligës së Kampionëve.

Kanë mbetur të zhvillohen vetëm edhe ndeshjet e ditës së sotme për të kompletuar skuadrat që do marrin pjesë në raudin e 1/16-ave.

Katër ekipet angleze – Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham – e kanë siguruar plasmanin në fazën tjetër. Dy ekipet e para janë kualifikuar me pozitën e parë, kurse dy skuadra londineze me pozitat e dyta.

Më poshtë skenaret më të mirë dhe më të keq për katër skuadrat angleze në shortin që do të hedhet të hënën në Nyon:

Liverpool

Kundërshtarët e mundshëm: Real Madrid, Dortmund, Lyon, njëra nga Shakhtar Donetsk, Dinamo Zagreb ose Atalanta, njëri nga Atletico Madrid ose Bayer Leverkusen

Skenari më i mirë:  Lyon

Skenari më i keq: Real Madrid

Manchester City

Kundërshtarët e mundshëm: Napoli, Real Madrid, Dortmund, Lyon, njëri nga Atletico Madrid ose Bayer Leverkusen

Skenari më i mirë:  Lyon

Skenari më i keq: Real Madrid

Tottenham 

Kundërshtarët e mundshëm: Barcelona, Juventus, PSG, RB Leipzig, Valencia

Skenari më i mirë: Valencia

Skenari më i keq: Barcelona

Chelsea

Kundërshtarët e mundshëm: Barcelona, Bayern Munich, Juventus, PSG, RB Leipzig

Skenari më i mirë: RB Leipzig

Skenari më i keq: Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat