Lojtari i Los Angeles FC, Carlos Vela mund të transferohet te Barcelona vitin e ardhshëm dhe një ofertë është paraqitur në tavolinë, sipas ish-lojtarit të Barçës, Jonathan Dos Santos.
Vela ka qenë frytdhënës që kur u bashkua me ekipin e MLS në 2017 nga Real Sociedad – ai shënoi 38 gola në 36 paraqitje në vitin 2019 pasi skuadra e tij humbi në finale të MLS kundër Seattle Sounders.
Pavarësisht se dukej sikur i ktheu shpinën futbollit evropian, forma mbresëlënëse e Vela e ka parë atë të lidhur me një transferim te Barcelona, dhe Dos Santos beson se ka një mundësi që meksikani të shkojë drejt kampionëve të La Ligës.
”Është e vërtetë, ai e ka atë ofertë në tavolinë [nga Barcelona]. Nuk e di se çfarë do të bëjë ai”, tha Dos Santos, i cili ka luajtur me Vela në ekipin kombëtar të Meksikës.
”Ai është shumë i lumtur në Los Angeles, ai pati një sezon spektakolar, por kur Barca të kërkon është një mundësi shumë e bukur”.
”Jam i lumtur për të. Si meksikan, shpresoj se kjo mundësi mund t’i jepet”.