Kocev e duan disa klube në Kosovë

Futboll

Kocev e duan disa klube në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:29
Kocev e duan disa klube në Kosovë

Futbollisti Stevan Kocev konfirmon se disa klube e dojnë në Kosovë dhe është në bisedime, por nuk jep emra konkret se me kë është në negociata.

Mbrojtësi i djathtë që nuk ka më shumë se 25 vjeç, një kohë ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit, Bregallnicës së Shtipit dhe së fundit luajti për Sileksin e Kratovës, anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Unë e kam përfunduar sot kontratën me Sileksin ku luajta për një vit e gjysmë. Jam lojtar i lirë.

Kam disa oferta nga klubet e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, do të vendosi aty ku janë kushtet më të mira”, tha Kocev për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat